Jakup Krasniqi do të dorëzojë mandatin e deputetit?

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tani deputet i partisë Nisma për Kosovën, mund të mos vazhdojë të jetë pjesë e legjislativit të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit. 

Lajme

12/08/2014 17:29

Nga burime të afërta me numrin dy të Nisma-s, lajmi.net, ka mësuar se Krasniqi, po e shqyrton mundësinë e dorëzimit të mandatit të deputetit.

I pyetur për këtë, ish kryeparlamentari në përgjigjen e tij, ka thënë se ende nuk ka vendosur, por ka lënë të nënkuptohet se është në shqyrtim të heqjes dorë nga posti i përfaqësuesit të popullit në legjislativin e vendit.

“Ende nuk e kam marrë vendimin. Do të vendosim më vonë”, ka thënë Krasniqi në një prononcim të shkurtër për lajmi.net.