Jailbreak i dhuron celularit tuaj të vjetër iPhone veçorinë ‘3D Touch’ (Video)

Ju sigurisht se nuk duhet ta bëni jailbreak iPhone-in tuaj. Ne nuk ju këshillojmë që ta bëni atë, por vetëm tregojmë se si mund ta merrni veçorinë ‘3D Touch’ të Apple – edhe nëse keni iPhone të vjetër.

Auto & Tek

15/10/2015 23:12

Nëse dëshironi ta keni prekjen 3D në pajisjen tuaj të vjetër iOS, atëherë ju mund ta bëni këtë duke e bërë celularin jailbreak (metodë kjo që e përdorin shumë njerëz në Kosovë).

Nëse celulari juaj iPhone 6 nuk duket më aq i mirë në krahasim me 6S, atëherë ju keni një shans që ta merrni veçorinë që gjendet në 6S përmes jailbreak, transmeton lajmi.net.

Mashtrimi apo triku quhet Forcy, dhe ju mund ta merrni këtë në dyqanin Cydia të jailbreak.

YouTube player