Jahtë nga Mercedes-Benz

17:57 | 1 Tetor 2013

Mercedes-Benz Style Silver Arrow Marine; Monaco 2013

Ky model i jahtës është inspiruar me dizajnin e bolidëve të Mercedesit F1. Koncepti është bërë në bashkëpunim me kompaninë Silver Arrows Marine e cila do të prodhojë këtë model.

Pas një viti pasi u prezantua prototipi i jahtës 15 metërshe nga Mercedes-Benz, tani ka prezantuar edhe enterierin e kësaj jahte. Prezantimi u bë në vendin e jahtëve përkatësisht në Monaco, me emrin Arow640 – Granturismo.

Ky model i jahtës është inspiruar me dizajnin e bolidëve të Mercedesit F1. Koncepti është bërë në bashkëpunim me kompaninë Silver Arrows Marine e cila do të prodhojë këtë model.

Për momentin ky model është bërë vetëm si maketë por versioni përfundimtar do të jetë i gjatë deri në 15 metra dhe do të ketë dy motor dizel të cilët do të jenë me fuqi prej 480 kf.

Silver arrows marine ka filluar t’i pranojë porositë të cilat priten që të fillojnë me prodhimin e jahtës në vitin 2015. Dhjetë porositë e para do të jenë edicion special “Edition 1”.

Përveç jahtës në Monaco, Mercedes-Benz do të paraqesë tërë portofolin e tij të projektimit. Nga Eurocopter EC145 deri tek vija e saj e koleksionit të bagazheve që do të dalin në shitje më vonë në këtë vit.