Ja si do të jetë moti në ditën e fundit të vitit 2016

Moti i kthjellët por i ftohtë do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme duke bërë që dielli të jetë prezent pothuajse në të gjithë territorin e vendit.

Lajme

31/12/2016 07:56

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në ndikimin e motit të kthjellët por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore Lindore.

Përsa i përket temperaturave do të mbeten sërish të ulëta në të gjithë vendin, ku termometri në zonat malore do të ulet deri në -11 grade C.

Era do të vijojë të fryjë e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgëzim 2 – 3 ballë.