Ja si ta dalloni kur ju tradhton

“Bëjini sytë katër”: kjo është këshilla e duhur për dikë që dyshon se partneri po e tradhton. Jepini fund dyshimeve tuaja.

Lifestyle

29/01/2016 09:36

Statistikat tregojnë që 32% e femrave dhe 42% e meshkujve kanë tradhtuar të paktën njëherë në jetën e tyre.

Tre shenjat që tregojnë që në marrëdhënien tuaj ka hyrë një person i tretë janë këto:

1. Reagimet e tij fizike nuk janë më të njëjtat
Partneri juaj nuk reagon njësoj si më parë ndaj përkëdheljeve apo prekjeve tuaja. Marrëdhënia ndihet më e ftohtë dhe për këtë arsyeja mund të jetë një tradhti e mundshme.

2. Pamja e tij ka ndryshuar
Ju kujtohet sa i kuruar ishte në takimet tuaj të para? Sigurisht që herë pas here mund të ndryshojë modeli i flokëve ose stili por tani ai po i kushton shumë rëndësi detajeve apo të qenit në formë

3. Ndjeni se po ju fsheh diçka në telefonin e tij

Më parë ju kishit të gjithë lirinë për të përdorur telefonin e tij. Duket se gjërat janë “shtrënguar” pak qëkur ai e merr telefonin kudo që shkon dhe e ruan atë gjatë gjithë kohës.