Ja se si parashikohet të duket telefoni i ri nga Google, Pixel 4a
Google këtë vit prezantoi një linjë të re të pajisjeve të mençura Pixel, me Pixel 3a dhe 3a XL, që synon të jetë më e përballueshme dhe tërheqëse për blerësit.
Auto & Tek
Google ka të ngjarë të vazhdojë trendin në vitin 2020 me Pixel 4a dhe Pixel 4a XL, transmeton lajmi.net.
Në imazhet e rrjedhura duket se paraqitet Pixel 4a i ardhshëm, falë 91mobiles.
Raporti sugjeron që ekrani do të jetë më i madh se në modelet e këtij viti, duke u karakterizuar me 5.7- ose 5.8 inç.
Për sa i përket specifikave, pajisjet do kenë procesor Snapdragon 730 ose 765, 4 GB memorje, 64 GB hapësirë ruajtjeje, një kamerë të vetme prej 12.2MP dhe mbështetje për rrjetin 5G. /Lajmi.net/
