Ja sa para ka grumbulluar TRUST-i që 18 vite?

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar për vlerën e grumbullimit të parave në 18 vitet e fundit.

Lajme

05/06/2020 16:44

Që nga viti 2020 TRUST-i menaxhon me kursimet pensionale.

Ky institucion ka bërë të ditur se që 18 vjet pas fillimit të punës ka arritur të grumbullojë nën menaxhim 2 miliardë euro. Saktësisht vlera e arritur është 2,000,392,099 euro, deri më tani.

“Prej themelimit e deri në këtë datë kthimi bruto nga investimi i mjeteve ka arritur në rreth 470 milionë euro. Suksesi na gëzon, e ai iu takon gjithë kontributdhënësve!”, ka bërë të ditur TRUST-i. /Lajmi.net/