Ja sa herë duhet t’i pastrojnë dhëmbët personat që kanë probleme me zemrën

Pastrimi i dhëmbëve paktën tre herë në ditë mund të ulë rrezikun e dështimit të zemrës për më shumë se 10 përqind, sipas një studimi madhor.

Lifestyle

02/12/2019 20:08

Studiuesit e lidhën praktikën e këtillë me një rrezik më të ulët të dështimit të zemrës dhe fibrilacionit atrial, një gjendje që shkakton rrahje të parregullta të zemrës, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Mendohet se pastrimi i shpeshtë zvogëlon bakteret që jetojnë ndërmjet dhëmbëve dhe mishrave, duke i parandaluar ato të hyjë në qarkullimin e gjakut.

Shkencëtarët në Korenë e Jugut ekzaminuan lidhjen midis higjienës orale dhe problemeve të zemrës në studimin e 161,000 njerëzve të moshës 40-79 vjeçare.

Atyre iu bëhej një ekzaminim rutinor mjekësor gjatë viteve 2003/04.

Dhjetë vjet më vonë, rreth 5 përqind kishin pësuar fibrilacion atrial.

Larja e dhëmbëve tre ose më shumë herë në ditë shoqërohej me një rrezik 12 përqind më të ulët të dështimit të zemrës dhe një rrezik të zvogëluar në 10 përqind të fibrilacionit atrial. /Lajmi.net/