Ja sa gjatë duhet të ushtroni në mëngjes, që të stabilizoni tensionin e gjakut

9:10 | 21 Shkurt 2019

Tridhjetë minuta ushtrime në mëngjes kanë po të njëjtin efekt me medikamentet për uljen e presionit të gjakut – dhe mbajtjen e tij të reduktuar për pjesën tjetër të ditës.

Shkencëtarët në Australi zbuluan se një stërvitje e shkurtër – në këtë rast, një ecje me intensitet të moderuar –mund të zëvendësonte nevojën për ilaçe në disa pacientë.

Fondacioni britanik Heart mirëpriti hulumtimin, i cili është premtues në veçanti në lidhje me presionin e gjakut sistolik: tensioni në enët e gjakut kur ka rrahje të zemrës.

Hipertensioni konstatohet tek njerëzit nëse shtypja e gjakut është 140/90mmHg ose më e lartë. /Lajmi.net/