Ja Morant dënohet me tetë ndeshje pezullim nga NBA

Shoqata Kombëtare e Basketbollit ka marrë masa ndaj Ja Morant pas videos së tij në ‘Instagram’ dhe ylli i Memphis Grizzlies tani do të humbasë tetë ndeshje. Ja Morant, është suspenduar pa pagesë nga NBA, pas një hetimi për videon e tij me armë në ‘Instagram’. Basketbollisti ka qenë nën hetim nga policia dhe NBA…

Sport

16/03/2023 15:34

Shoqata Kombëtare e Basketbollit ka marrë masa ndaj Ja Morant pas videos së tij në ‘Instagram’ dhe ylli i Memphis Grizzlies tani do të humbasë tetë ndeshje.

Ja Morant, është suspenduar pa pagesë nga NBA, pas një hetimi për videon e tij me armë në ‘Instagram’.

Basketbollisti ka qenë nën hetim nga policia dhe NBA për postimin e një videoje në mediat sociale – dyshohet se e tregonte atë duke ndezur një armë ndërsa pozonte në një klub më 4 mars.

Sipas raportimit të ‘The Mirror’, Morant tashmë ishte pezulluar nga Grizzlies pas incidentit, por tani është goditur me një ndërprerje prej tetë ndeshjesh nga liga.

Por ai do të qëndrojë jashtë pa pagesë deri më 20 mars, kur ai ka të drejtë të kthehet për përballjen e tyre kundër Dallas Mavericks./Lajmi.net/