Ja çfarë thotë Conte për deklasimin që i bërën Evertonit

Antonio Conte është deklaruar i lumtur për fitoren 5:0 të Chelsea ndaj Evertonit.

Sport

05/11/2016 21:26

Chelsea në ‘Stamford Bridge’ mposhti Evertonin me rezultat të thellë në kuadër të xhiros së 11-të.

“Është mirë të fitosh, por të fitosh në mënyrën siç e bëmë ne, është e mrekullueshme”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Jam i kënaqur, kemi fituar pesë ndeshje radhazi dhe nuk kemi pranuar gol”.

“Atmosfera në stadium ka qenë fantastike, tifozët dhe ne duhet të vazhdojmë të fitojmë së bashku”, ka shtuar ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.