Izraelitët nisin peticion për ndalimin e këngëve të Dua Lipës në këtë shtet

Në peticion bëhet thirrje që këngët nga ylli shqiptar Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz.

ShowBiz

05/06/2020 10:05

Dua Lipa ditë më parë kishte publikuar një shkrim ku akuzohen ushtarët izraelit për vrasjet ndaj palestinesve “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje“, shkruan The Jerusalem Post, transmeton lajmi.net.

Dhe sipas tyre ky shkrim nga këngëtarja me prejardhje shqiptare është anti-izralit, dhe si kundërveprim kanë nisur një peticion për të ndaluar këngët e saj në disa radio shtetërore.

Deri më tani thuhet se janë mbledhur mbi 3 mijë nënshkrime.

Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se: “Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi në letrën e drejtuar dy ministrave. /Lajmi.net/