Ivo Andriq propozoi që Shqipëria të ndahej midis Jugosllavisë dhe Italisë

Si zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, Ivo Andriq, mbi dy vjet (nga 1937 deri më 1939), ka kryer detyrën e zëvendësministrit të Jashtëm, duke propozuar ndarjen e Shqipërisë mes Serbisë dhe Italisë.

Lajme

22/04/2015 21:58

Gjatë një bisede me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Italisë në qeverinë e Mussolinit (njëkohësisht ishte edhe dhëndër i diktatorit fashist italian), në janar të vitit 1939, ku kryeministri serb i asaj kohe, Millan Stojadinoviq, e paraqiti elaboratin e Andriqit për Shqipërinë.

Sipas këtij elaborati, Andriq thotës e pushtimi i Shkodrës do të mund të ishte me rëndësi të madhe morale dhe ekonomike.

“Kjo do të na mundsonte kryerjen  e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e sipërfaqeve të mëdha të punueshme për ushqim në Malin e Zi. Shqipëria veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit ëpr Serbinë në drejtim të Dtetit Adriatik”, shkruante ai. “Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra joshëse për pakicën shquioptare në Kosovë, e cila, në situtën e re do të asimilohej më lehtë. Ne eventualisht do të fitonim edhe 200,000 deri në 300,000 arbanas, por ata me shumicë janë katolikë, kurseraporti i tyre me shqiptarët myaslimanë kurrë nuk ak qenë i mirë. Çështja e zhvendosjes së arbanasëve myslimanë në Turqi po ashtu do të bëhej në rrethana të reja, pasi nuk do të kishte kurrfarë aksioni më të fuqishëm (ndërkombëtar) për pengimin e kësaj”, ka shkruar Andriqi në atë kohë.

Ivo Andriq ka qenë edhe shkrimtar dhe për punën e tij në këtë fushë ka marrë çmimin Nobel për letërsi. Në vitet e 70-ta, shqiptarët e Kosovës kërkuan që veprat e shkrimtarit Ivo Andriq të hiqen nga planprogramet e letërsisë në Kosovë.