Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kryeministri. Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë. Vetë Rama deklaroi sot në Kuvend se prania e Ivanka Trump në Shqipëri ishte edhe arsyeja se pse ai nuk…

Lajme

22/01/2026 22:38

Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kryeministri.

Ajo është pritur nga kryeministri Edi Rama i cili e ka përqafuar, përpara se të dy të hynin në godinën e qeverisë.

Vetë Rama deklaroi sot në Kuvend se prania e Ivanka Trump në Shqipëri ishte edhe arsyeja se pse ai nuk ishte i pranishëm në Forumin e Davos, ku Presidenti Trump nënshkroi edhe krijimin e “Bordit të Paqes”.

Kreu i qeverisë deklaroi në Kuvend se me lejen e Donald Trump zgjidhi që të priste vajzën e tij në Shqipëri.

“Që mos shqetësoheni pse nuk jam atje, Unë duhet të bëja një zgjedhje midis ti përgjigjesha ftesës së babait, apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjidha vajzën. Natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait. Duke qenë se zoti Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës, por ne nuk shohim arsye për të parë divergjenca të tilla. Kështu që zoti Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne s’na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë “, tha Rama.

Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, ka vizituar qytetin e Vlorës dhe zonat përreth. Vizita e saj ka të bëjë me disa projekte infrastrkuturore ku firma e bashkëshortit të saj, Jared Kushner pritet të investojnë në zonën e Vlorës.

Mbrëmjen e së mërkurës, 21 janar, Edi Rama dhe Ivanka Trump, zhvilluan një darkë pune në qytetin e Vlorës.

Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, arkitektë nga e gjithë bota në kuadër të investimit që ajo do bëjë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump është larguar në të njëjtin automjet me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar nga një eskortë prej 50 automjetesh. /Panorama

ivanka trump rama
ivanka rama
ivanka rama 2