Ivan Rakitic shokon me deklaratën për Lamine Yamal: Nuk do të ishte startues në kohën tonë
Ivan Rakitic është lojtar i Hajdukut, por duke pasur parasysh karrierën e tij fenomenale në Barcelonë dhe Sevilla, ai është një mysafir i shpeshtë në mediat spanjolle. Kështu që ai dha një intervistë për Radio Marca. Ai luajti për Barcelonën nga viti 2014 deri në vitin 2020. Ai fitoi katër kampionate dhe kupa, dhe një…

Sport
Ivan Rakitic është lojtar i Hajdukut, por duke pasur parasysh karrierën e tij fenomenale në Barcelonë dhe Sevilla, ai është një mysafir i shpeshtë në mediat spanjolle. Kështu që ai dha një intervistë për Radio Marca.
Ai luajti për Barcelonën nga viti 2014 deri në vitin 2020. Ai fitoi katër kampionate dhe kupa, dhe një Ligë Kampionësh.
Ai luajti 310 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar 35 gola dhe duke dhënë 42 asiste.
Rakitic u pyet edhe për Lamine Yamal dhe për formën që po kalon te skuadra katalunase, ndërsa ia kujtuan një deklaratë që Gerard Pique që kishte thënë se Lamine nuk do të kishte vendin e startuesit në Barcelonën e kohës së tyre.
“Pajtohem (me Piquen). Lamine është i pabesueshëm, por sulmi i Barcelonës ishte më i forti në histori – Messi, Neymar dhe Suarez”, deklaroi kroati.
“Por, Lamine është i shkëlqyer dhe mund të luajë kudo në sulm. Më pëlqen vetëbesimi i tij dhe fakti që mund ta shihni se i pëlqen të luajë”, shtoi më tej Rakitic.