Iu gjetën 101 gramë narkotikë, arrestohet në Morinë 33 vjeçari nga Prizreni
Policia e Shtetit, ka njoftuar se është arrestuar një kosovar. Sipas Policisë së shtetit, apo tentonte të trafikonte lëndë narkotike Cannabis Sativa në Shqipëri. “Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës,…
Lajme
Policia e Shtetit, ka njoftuar se është arrestuar një kosovar.
Sipas Policisë së shtetit, apo tentonte të trafikonte lëndë narkotike Cannabis Sativa në Shqipëri.
“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
I arrestuari është 33 vjeçari, H.M, banues në Prizren.
“Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: