Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Iu është bërë lidhja e mërzitshme? 4 mënyra që do t’ju ndihmojnë të dilni nga rutina

12:01 | 22 Nentor 2020

4 mënyra që do t’ju ndihmojnë të dilni nga rutina.

Lidhjet bëhen shpesh monotone, sidomos kur keni një kohë të gjatë bashkë, shkruan “IconStyle”.

Megjithatë ka mënyra të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë të shpëtoni lidhjen tuaj edhe kur ajo bëhet e mërzitshme, transmeton lajmi.net.

Bëni diçka që s’e keni bërë kohët e fundit

Nëse doni të dilni nga rutina mund të bëni diçka ndryshme. Të organizoni një darkë romantike, të shkoni në kinema apo diku tjetër. Mbi të gjitha duhet të siguroheni që mos të mbani telefonat afër.

Rikthejuni takimeve të para

Takimet e para janë gjithmonë më të bukurat dhe nëse shikoni se lidhja ju është bërë monotone, mund t’ju riktheheni dhe t’i provoni sërish.

Qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit

Nëse e shikoni që keni një lidhje të mërzitshme, qëndroni për pak kohë larg njëri-tjetrit. Kështu do të keni mundësinë të reflektoni dhe ndoshta rikthimi do të jetë më pasionant.

Kujdesu për veten

Ndoshta nuk është faji i partnerit për monotoninë, por mund të jesh ti ajo që nuk ke më energji. Nëse është kështu atëherë zgjohu dhe fillo të kujdesesh më shumë për veten. /Lajmi.net/