Italia shënon 827 vdekje të reja nga COVID-19

Italia vazhdon të regjistrojë shifra alarmante me koronavirus.

Bota

27/11/2020 18:29

Italia ka regjistruar 827 vdekje ditore nga COVID-19, shifra më e lartë e valës së dytë të pandemisë.

Po ashtu, janë regjistruar 28,352 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, raporton Bbc, transmeton lajmi.net.

Italia ka shënuar 53,677 vdekje nga COVID-19 nga muaji shkurt, shifra e dytë më e lartë në Evropë pas Britanisë.

Italia ka regjistruar në total mbi 1.5 milionë infeksione.

Rajoni i Lombardisë vazhdon të jetë zona më e goditur duke regjistruar 5,389 rastë të reja në 24 orët e fundit. /Lajmi.net/