Itali, shënohen 29 viktima nga koronavirusi

Italia raportoi të shtunën një rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi nga 21 në 29 ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 1049 persona nga të cilët 105 pacientë ne terapi intensive ku rajoni më i prekur mbetet Lombardia.

Bota

29/02/2020 19:36

Përhapja e coronavirusit mori përmasa shqetësuese në Shtetet e Bashkuara, pasi nga e premtja po raportohen raste infektimesh të pacientëve që nuk kanë histori udhëtimi në vendet e prekura apo takime me të tjerë të infektuar.

Tre raste të tilla u raportuan në shtetet amerikane të Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit.

Brenda kësaj jave në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 65 raste infektimesh, por deri më tani ato janë lidhur me udhëtimet jashtë vendit apo kontaktit me persona që kishin udhëtuar.

Përveç Kinës, epiqendra e epidemisë, Koreja e Jugut është numëron mijëra të infektuar, ku vetëm të premten autoritetet raportuan 594 raste të reja. Shumica e infektimeve janë lidhur me një sekt fetar, ku disa javë më parë një person i infektuar kishte marrë pjesë në një meshë me mbi 4000 vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po i ndjek rastet me shqetësim edhe në Iran ku jo zyrtarisht mësohet se kanë humbur jetën nga coronavirusi mbi 200 vetë, e dhënë e hedhur poshtë menjëherë nga Ministria e Shëndetësisë. ShBA-ja i ofroi ndihmë Irani për të frenuar epideminë, por ajo u refuzua nga Teherani zyrtar.

Ekziston frika se Koreja e Veriut po fsheh rastet e infektimit, pasi agjencia zyrtare e lajmeve citoi udhëheqësin Kim Jong Un të kërkonte gjatë mbledhjes së Byrosë Politike marrjen e të gjitha masave për të frenuar përhapjen e virusit. /oranews