Isufaj paraqet statistikat e punës së PSRK-së për 2025-tën: 11 të pandehur u shpallën fajtorë për krime lufte, 43 për korrupsion e krim financiar
Në takimin e mbajtur të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë raportimit për vitin 2025, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj prezentoi raportin e punës për këtë Prokurori. Isufaj tha se gjatë vitit 2025 ka pasur lëvizje të tre prokurorëve dhe se aktualisht në punë janë 22 prokurorë të ngarkuar me lëndë, raporton…
Lajme
Në takimin e mbajtur të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë raportimit për vitin 2025, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj prezentoi raportin e punës për këtë Prokurori.
Isufaj tha se gjatë vitit 2025 ka pasur lëvizje të tre prokurorëve dhe se aktualisht në punë janë 22 prokurorë të ngarkuar me lëndë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Më tej, Isufaj tha se pas ngritjes së aktakuzës, vendimet e gjykatës bazuar në departamente janë si në vijim: Krime lufte- hudhje e aktakuzës një rast, 11 persona të shpallur fajtorë, një i liruar dhe një rast kur është refuzuar aktakuza.
Për krim të organizuar, Isufaj tha se janë dy hudhje të aktakuzës, 81 persona të shpallurë fajtorë, 44 të liruar dhe për 22 është refuzuar aktakuza.
Më tej, për terrorizëm tha se janë tri aktakuza të hudhura, 15 persona të shpallur fajtorë, ndërkaq 4 të liruar.
Kurse për korrupsion dhe krim financiar, tha se janë 22 hudhje të aktakuzave, të shpallur fajtorë 43 persona, të liruar 30 dhe në një rast është refuzuar aktakuza.
Isufaj theksoi se është e paraqitur në raportin e dorëzuar Këshillit edhe performanca e secilit prokuror të Prokurorisë.
Ai tha se në vitin 2023 kanë pranuar me kryerës të njohur 108 lëndë, në vitin 2024 janë 216 raste, ndërkaq vitin 2025 janë 256, duke thënë se ka shënuar rritje nga viti në vit.