Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hudhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit

Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e sotme është vazhdimësi e disa protestave radhazi të mbajtura pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit kanë filluar ecjen e tyre nga Katedralja qendrore e Prishtinës për të vazhduar më pas nëpër lagjen Pejton e duke arritur para ministrisë së Drejtësisë…

Lajme

07/11/2026 13:35

Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave.

Protesta e sotme është vazhdimësi e disa protestave radhazi të mbajtura pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protestuesit kanë filluar ecjen e tyre nga Katedralja qendrore e Prishtinës për të vazhduar më pas nëpër lagjen Pejton e duke arritur para ministrisë së Drejtësisë ku edhe kanë adresuar disa prej kërkesave të tyre.

Shkarkimi i ministres së Drejtësisë, DonikaGërvalla, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kreut të Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë qenë vetëm disa prej kërkesave të organizatorëve.

Gjithashtu folësja para ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar shkarkim të gjithë përgjegjësve në Polici, prokurori, gjykatë e Qendër për Punë Sociale në Pejë.