Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale – djali i tij publikon fotografinë e parë
Isni Kilaj është kthyer dje në shtëpinë e tij në Malishevë, menjëherë pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë. Momenti i rikthimit është ndarë publikisht nga djali i tij, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale. Kilaj u lirua përkohësisht të mërkurën, pas shqyrtimit të fundit të masës së paraburgimit nga…
Lajme
Isni Kilaj është kthyer dje në shtëpinë e tij në Malishevë, menjëherë pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë.
Momenti i rikthimit është ndarë publikisht nga djali i tij, i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale. Kilaj u lirua përkohësisht të mërkurën, pas shqyrtimit të fundit të masës së paraburgimit nga Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë në rastin Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Rasti 12”).
Në vendimin e 3 dhjetorit 2025, gjyqtari konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga tetori i këtij viti, kur ishte bërë shqyrtimi i fundit, dhe se mbajtja e Kilajt në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. /Lajmi.net/