Ismaili: Situata është krijuar nga kryeministri Kurti, Ligji për Specialen kërkon drejtësi dhe transparencë

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai ka thënë se situata aktuale, sipas tij, është krijuar nga kryeministri Albin Kurti. “Është kryekëput një situatë e cila është krijuar nga kryeministri i Kosovës, i cili filloi me pompozitet për…

Lajme

05/10/2026 20:11

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe zhvillimet lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se situata aktuale, sipas tij, është krijuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Është kryekëput një situatë e cila është krijuar nga kryeministri i Kosovës, i cili filloi me pompozitet për idenë e mbështetjes së ligjit, i cili në realitet është një ligj që kërkon drejtësi, nuk është një ligj që po i bëhen favore një partie, apo një partie tjetër”, ka deklaruar Ismaili.

Sipas tij, qëllimi i ligjit është sigurimi i drejtësisë dhe transparencës.

“Është një ligj i cili kërkon që të ketë drejtësi, që të ketë transparencë”, ka thënë deputeti i PDK-së. /Lajmi.net/