Ismaili: Për herë të parë Kosova po bëhet me Qendër Nacionale që trajton sulmet në tru

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Klinikën e Neurologjisë ku për herë të parë Kosova po bëhet me një qendër e cila trajton sulmet në tru.

Lajme

18/09/2019 12:01

Sulmet në tru janë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve dhe shkaku i tretë kryesor i paralizës.

Me këtë rast, ministri Ismaili ka thënë se kjo qendër, e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë, do të jetë një nga projektet më të mëdha e cila do shpëtoj qytetarët tanë nga vdekja dhe paraliza.

Në këtë projekt janë investuar mbi 1.3 milion euro në pajisje dhe infrastrukturë.

Kjo është qendra e parë në rajon e këtij lloji që ka të gjitha shërbimet e integruara.