ISIS i heq kokën njërit peng japonez (Video)

I është prerë koka njërit prej dy pengjeve japonezë që mbaheshin peng nga fundamentalistët e ISIS. Lajmi publikohet nga “Site”, një portal amerikan që monitoron xhihadistët në internet.

Bota

24/01/2015 23:04

“Site” i referohet një videoje ku pengu i dytë Kenji Goto Jogo, tregon imazhe të ekzekutimit të pengut të parë dhe lutet për jetën e tij duke kërkuar që qeveria japoneze të plotësojë kërkesat e tyre. Kërkesa është për 200 milion dollarë për lirimin e tyre, kërkesë kjo e refuzuar nga Tokio. 

Nëna e Goto ka bërë një apel në TV duke kërkuar nga qeveria të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e të birit. “Ju lutem zotërinj të qeverisë, shpëtojeni jetën e Kenji!”,  thotë ajo.