Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen në lot përballjen me pacientët me COVID-19

19:26 | 26 Mars 2020

Një infermiere e traumatizuar qau me lot ndërsa kujtonte një ndërrim ankthi mes krizës së përkeqësuar nga koronavirusi, që ka bërë që spitalet të stërmbushen me pacientë.

Infermierja nga Michigan, tha që e realizoi videon pas një ndërrimi 13-orësh dhe për të paralajmëruar njerëzit që të marrin shpërthimin seriozisht, transmeton lajmi.net.

“Nuk ia kam idenë se çfarë ndodhi në 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të operoje në një front lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner, me lot në sy.

“Pra, në thelb unë kalova 13 orët e fundit në trajtimin e dy pacientëve me sëmundje kritike Covid-19 në ventilator”.

Lutja e infermieres vjen në kohën kur spitalet në SHBA po pësojnë mungesë furnizimi medikamentesh mjekësore dhe në periudhën kur OBSH ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen qendra tjetër e koronavirusit. /Lajmi.net/