“Isha e dashuruar” këngëtarja shqiptare tregon se u nda nga i dashuri për shkak të tradhtisë
Këngëtarja e dashur për publikun ka rrëfyer një moment të hidhur nga jeta e saj.

ShowBiz
Sheila Haxhiraj ishte e ftuar në rubrikën ’60 sekonda’ me Prive, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme lidhur me jetën e saj private.
Gjatë intervistës këngëtarja ndau një moment të hidhur nga jeta e saj.
Një nga pyetjet e parashtruara ishte nëse jeni të dashuruar dhe përgjigja e këngëtares ishte, “Në të kaluarën po, por tani nuk jam më”.
Ndonëse jo në mënyrë të drejtë për drejtë ajo aludoi se arsyeja e ndarjes është tradhtia pasi që në pyetjen se kënga e re ‘Gënjeshtare’ ku flet për tradhtinë ka të bëj me jetën private ajo u përgjigj ‘Ndoshta’.