Ish ylli i Real Madridit bëhet futbollisti i parë në histori që blihet me Bitcoin
Ish lojtari i Real Madridit, David Barral është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit që është blerë me Bitcoin.
Sport
Barral që kaloi katër vitet e para të karrierës te gjiganti spanjoll në ekipet B dhe C, u transferua te skuadra e divizionit të tretë, Dux International de Madrid, transmeton lajmi.net.
Transferimi nga Racing Santander u bë i mundshëm fal Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje.
“David Barral, një lojtar i ri i DUX Internacional de Madrid. Mirësevjen në klubin e pafund”.
“Bëhet lojtari i parë që transferohet përmes kriptovalutave. Falënderimi për Criptian, sponsori i ri që e bëri të mundur”, shkruhej në komunikatën e klubit.
Ndërkohë, kujtojmë se Barral ishte pjesë e Realit në ekipin e dytë dhe tretë ku zhvilloi 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar nëntë gola./Lajmi.net/
? FICHAJE ?
David Barral nuevo jugador de DUX Internacional de Madrid ¡Bienvenido al club infinito!Se convierte en el primer fichaje de la historia en criptomonedas. Gracias a @CRIPTAN_es nuestro nuevo sponsor por hacerlo posible. #VamosInter #GoDUX pic.twitter.com/Ljf3PInVOn
— DUX Internacional de Madrid (@DUXInterMadrid) January 15, 2021