Ish ylli çek gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje
Pavel Pergl, ish futbollist i Sparta Pragës, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.
Sport
Pergl është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjermani, teksa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Një lajm shumë i keq për Spartan dhe tifozët e futbollit që dëgjojnë se ish lojtari ynë Pavel Pergl ka vdekur. Ai erdhi në Sparta si 10 vjeçar dhe ka luajtur 68 ndeshje për ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e skuadrës çeke.
Për Spartën, Pergl ka luajtur nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa nga futbolli është pensionuar vitin e kaluar./Lajmi.net/