Ish shefi i Barcelonës, Cury: Vinicius ishte i joni, agjentët e tij na tradhtuan

Ish shefi i Barcelonës, Andre Cury ka zbuluar si dështuan në transferimin e Vinicius Juniorit.

Sport

12/04/2021 16:45

Vinicius u largua nga Flamengo te Real Madrid në vitin 2018, por Cury pretendon se braziliani kishte marrëveshje me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Ai për Sport, tha se ishin agjentët dhe babai i lojtarit që i tradhtuan dhe marrëveshja dështoi.

“Agjentët e tij Frederico Penna dhe Stefano Hawilla, kishin arritur kompromis me Barcelonën, na tradhtuan. Klieni i kompanisë së tyre ishte i joni dhe Madridit”.

“15 ditë para se të transferohej në Madrid, Vinicius tha që ishte fans i Barcelonës dhe që idoli i tij ishte Neymar dhe besonte se Messi është më i mirë se Cristiano. Pastaj tha çfarë donte kur ishte në Madrid”.

“Agjentët dhe babai i Vinicius ishin në Barcelonë. Pastaj Florentino i ftoi në takim. Ata na thanë se nuk do ndodh asgjë sepse futbollisti do i bashkohej Barcelonës. Kishim marrëveshje verbale”.

“Agjentët u rikthyen te Barcelona, mbyllen marrëveshjen përfundimtare me ne, na zgjatën dorën dhe pastaj u zhdukën dhe na tradhtuan”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë reagim edhe nga ana e lojtarit lidhur me këtë deklaratë./Lajmi.net/