Ish-pronarit të Llamkosit, 30 ditë paraburgim

Biznesmeni Jeton Sadiku, ish-pronar i Fabrikës së Llamarinës “Llamkos” nga Vushtrria është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Lajme

31/12/2014 15:15

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ky biznesmeni, që vepron edhe në Angli, është dërguar në qendrën e paraburgimit dhe gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej një muaji.

Sadiku dyshohet se ka mashtruar miliona euro bankat në vend. Ai ka qenë edhe pjesë e klubit futbollistik, kampionit aktual në Superligë “FC Llamkos”.