Ish-presidenti Morsi dënohet me 40 vite burg për spiunazh

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt dhe i larguar me anë të një puçi ushtarak, Muhammed Morsi, u dënua dje me 40 vite burg pas akuzës për spiunazh në favor të Katarit.

Bota

19/06/2016 10:46

Vendimi i Gjykatës Penale të Kajros është transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror i Egjiptit.

Morsi u dënua me 25 vite burg, me pretendimin se është anëtar i organizatës “Vëllazëria Myslimane”, që është në listën e organizatave të ndaluara si dhe 15 vite burg me pretendimin se ka dërguar dokumente të fshehta të shtetit drejt Katarit.

Për rastin e spiunazhit në favor të Katarit, ku në mesin e të akuzuarve ka edhe gazetarë, gjashtë persona u dënuan me vdekje, ndërsa katër të tjerë me dënime të ndryshme. /AA/