Ish ndihmës trajneri i kombëtares së Egjiptit: Salah refuzoi Real Madridin për të qëndruar te Liverpool

Hany Ramzy ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me Mohamed Salah.

Sport

16/05/2020 23:54

Ylli egjiptian, Salah, është lidhur disa herë me një kalim të mundshëm te Real Madrid, dhe duket se në mesin e gjithë raportimeve ka pasur edhe të vërteta.

Ish ndihmës trajneri i Egjiptit ka bërë të ditur se Salah ka refuzuar Real Madridin, për të qëndruar te Liverpool. Madje, ai ka treguar edhe kur shkoi oferta për lojtarin.

“Kur unë punoja me Hector Cuper, ne kishim një kamp stërvitor në Zvicër, gjatë marsit të vitit 2018”, ka thënë Ramzy, transmeton lajmi.net.

“Unë po flisja me Salah dhe më tregoi se Real Madird i kishte dërguar atij një ofertë. Oferta ishte shumë e mirë, por Salah diskutoi me mua dhe z.Cuper, dhe ai vendosi të qëndronte te Liverpool, pasi ndihej rehat”, ka shtuar tutje ish ndihmësi i Cuper.

Mohamed Salah duket të ketë vepruar drejt, pasi ai fitoi Ligën e Kampionëve me Liveprool, si dhe është afër triumfit në Premierligë. /Lajmi.net/