Ish-ministri i LDK-së – Haradinajt: Fjalët e tua për punën time, dezinformatë e kulluar
Ish-ministri i LDK-së, Qemajl Ahmeti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për deklaratën e tij se Ahmeti gjatë mandatit të tij si ministër nuk ka ditur se ku t’i shpenzojë 400 milionë euro, me ç’rast kjo shumë e parave ka tepruar
Lajme
Ahmeti ishte ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (tash Ministria e Infrastrukturës) gjatë kohës kur Ramush Haradinaj për tre muaj udhëhoqi Qeverinë e Kosovës para se të nisej për në Hagë për t’u gjykuar për krime lufte.
Ky është reagimi i plotë i ish ministrit Qemajl Ahmeti:
Kryeministri i Kosovës Z. Ramush Haradinaj në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtur me datë 26 Prill 2018, në pikën e rendit të ditës “interpelanca e kryeministrit lidhur me energjinë” gjatë debatit me deputetët e LDK-së, e përmendi emrin tim në kontekstin se kinse unë gjatë mandatit tim si Ministër i MTPT-se (tash Ministria e Infrastrukturës) prej datës 3 dhjetor 2004 deri me datë 10 janar 2008, kam keqmenaxhuar dhe më kanë tepruar 400 milionë euro (nuk i kam futur në përdorim).
Për hir të së vërtetës e informoj opinionin se një deklaratë e kryeministrit është asgjë më shumë veç se një dezinformatë e kulluar.
Gjatë mandatit tim (3 vjecar) buxheti ishte më pak se 100 milionë euro (saktësisht 97,343,152 euro), se si u shpenzua shifet në tabelën financiare zyrtare të marrur nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës.