Ish-ministri i Jashtëm pretendon se heqja e vizave është kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po pretendon se disa procese të rëndësishme për vendin janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se anëtarësimi në NATO, Këshillin e Evropës e madje edhe liberalizimin e vizave janë…

Lajme

03/02/2023 15:15

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po pretendon se disa procese të rëndësishme për vendin janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se anëtarësimi në NATO, Këshillin e Evropës e madje edhe liberalizimin e vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se ky plan nënkupton që Kosova ta krijojë Asociacionin, teksa Serbia të pranojë disa nga elementet e shtetësisë së Kosovës.

“E padrejtë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës e madje edhe liberalizimi i vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman. Kjo marrëveshje nënkupton që Serbia të njoh pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, nënkupton që Kosova të krijojë një Asociacion”, shkruan Selimi. /Lajmi.net/