Ish minatori Tahiri kujton grevën në Trepçë të ’89-ës: Rrezikuam jetën për mbrojtjen e autonomisë

Ish-minatori i Trepçës, Enver Tahiri, ka rrëfyer për grevën e minatorëve në përvjetorin e saj. Ai ka treguar se më 23 shkurt të vitit 1989 ndodheshin në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ku ishin betuar me kolegët se pa u realizuar kërkesat e tyre nuk do të dilnin të gjallë nga aty. “E…

Lajme

23/02/2026 17:38

Ish-minatori i Trepçës, Enver Tahiri, ka rrëfyer për grevën e minatorëve në përvjetorin e saj.

Ai ka treguar se më 23 shkurt të vitit 1989 ndodheshin në horizontet e minierës së Trepçës në Stantërg, ku ishin betuar me kolegët se pa u realizuar kërkesat e tyre nuk do të dilnin të gjallë nga aty.

“E kemi rrezikuar edhe jetën, e kemi rrezikuar edhe familjen. Arsyeja pse kemi hyrë në minierë dihet, sepse armiku ose Serbia në atë kohë na ka bërë presione të ndryshme dhe filloi suprimimin e autonomisë, një të drejtë që e kishim si njësi federale e ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai në Dukagjin duke kujtuar momentet e grevës.