Ish lojtari i Realit përfshihet në trafikim droge
Edwin Congo, një ish lojtar i Real Madridit, është një nga dhjetë personat e arrestuar për trafik droge, sipas medieve në Spanjë.
Sport
Një operacion i madh ka ndodhur në Madrid, ku për cak kishte arrestimin e një grupi për trafikim droge.
Në mesin e të dyshuarave, është edhe ish futbollisti i Real Madrid, Ewdin Congo.
Ish reprezentuesi i Kolumbisë është dërguar në mbajtje, për procedurat e mëtutjeshme.
Congo ka qenë pjesë e Realit për tri sezone, 1999-2002, por nuk kishte regjistuar asnjë paraqitje për Los Blancos, duke u huazuar te Valaldolid, Viktoria Guimares dhe Toulouse.
Kohën më të mirë në Evropë e ka pasur te Levante, duke qëndruar për katër vite, duke regjistuar 112 paraqitje, ku shënoi edhe 21 gola./Lajmi.net/