Ish lojtari i Man City rrëfen tmerrin që kaloi si pasojë e abuzimit me kokainën

Ish lojtari i Manchester City, Jeff Whitley, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar që kishte kaluar si pasojë e abuzimit me kokainën.

Sport

12/07/2019 09:29

Përjetimet e tmerrshme të Whitley nuk mund të largohen nga memoria e tij, dhe ish ylli i futbollit është kthyer për t’i kujtuar ato momente të vështira, në një intervistë me ‘Sun Online’.

Ishte viti 2007 kur për Jeff për herë të fundit kaloi një natë të mbushur me kokainë, pa ushqim e pa gjumë, që për fat ishte nata e fundit në atë gjendje.

Lojtari ka treguar se si varësia nga kokaina bëri që sjellja e tij me familjen dhe të dashurit e tij të ndryshonte tërësisht, deri sa një mbrëmje i thirri mendjes dhe filloi rikuperimin.

“Kokaina më jepte paranoja, më dukej sikur sirenat e detit po më ndjekin dhe janë gjithmonë me mua. Ishte vend i frikshëm për mua” ka thënë Jeff, transmeton lajmi.net.

“Isha në errësirë. Nuk shkoja në stërvitje pasi kështu nuk kisha pse të bëja testet e anti drogës. Kur merrja kokainë, mund të rrija më vonë, të pija më shumë. Por, pastaj kthehej në paranoja.”

“Sjelljet e mia nuk ishin të njëjtat. Ajo më kushtonte mijëra euro dhe unë obligohesha të vjedh nga vëllai im” ka thënë tutje ish asi i City.

“Po rrija tek shtëpia e shokut tim Tommy për disa ditë që të detoksifikohesha. Morra guximin dhe telefonova vëllanë tim. Më kujtohet ai në lot, sepse ishte e rëndë për familjen. Ata janë të cilët të shohin teksa vret vetën” ka shpjeguar ndër të tjerash Whitley.

Intervista e lojtarit është më e gjatë se pjesa që lajmi.net përcolli, dhe është bërë për të rritur kujdesin dhe vetëdijen në raport me konsumimin e drogës. /Lajmi.net/