Pas shumë zvarritjeve, votohen edhe komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot janë votuar 16 komisione parlamentare dhe përbërja e tyre nga partitë politike. Pro këtyre përbërjeve të komisioneve parlamentare kanë votuar gjithsej 94 deputetë, asnjë votë kundër, një abstenim. Pas shumë javëve pritje dhe zvarritje sot në Kuvend është arritur që të bëhet edhe formimi i komisioneve si dhe betimi i…

Lajme

28/09/2026 13:17

Në Kuvendin e Kosovës sot janë votuar 16 komisione parlamentare dhe përbërja e tyre nga partitë politike.

Pro këtyre përbërjeve të komisioneve parlamentare kanë votuar gjithsej 94 deputetë, asnjë votë kundër, një abstenim.

Pas shumë javëve pritje dhe zvarritje sot në Kuvend është arritur që të bëhet edhe formimi i komisioneve si dhe betimi i deputetëve të rinj të Kosovës të cilët zëvendësojnë ata që morën poste qeveritare./Lajmi.net/