Ish-kryeinspektori i AKI-së me kërkesë “shqetësuese”: Vendimmarrësit ta bëjnë narko-testin

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka dalë më një postim “shqetësues”, pas kapjes me drogë të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci. Ai ka kërkuar që vendimmarrësve duhet të ju bëhet narko-testi, shkruan lajmi.net. Ramadani ka kërkuar që ky test të kryhet nga zyrtarë të Presidencës, Qeverisë e Presidencës, duke shpjeguar se është procedurë 5 minutëshe…

Lajme

15/08/2023 18:29

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka dalë më një postim “shqetësues”, pas kapjes me drogë të asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci.

Ai ka kërkuar që vendimmarrësve duhet të ju bëhet narko-testi, shkruan lajmi.net.

Ramadani ka kërkuar që ky test të kryhet nga zyrtarë të Presidencës, Qeverisë e Presidencës, duke shpjeguar se është procedurë 5 minutëshe dhe pak e kushtueshme.

Postimi i plotë:

Narko-Test për vendimmarrësit

Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate.

Kjo nuk është shaka.

Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht:

Presidenca, Qeveria, Kuvendi.

Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin.

Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).