Ish-kampionia e botës humb jetën për shkak të komplikimeve gjatë lindjes

Ish-kampionia e botës në 100 metra, Tori Bowie ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, raportojnë mediat amerikane, transmeton lajmi.net. Kampionia amerikane, e cila fitoi medalje ari, argjendi dhe bronzi në OI 2016 në Rio de Zhaneiro, dhe një vit më vonë u bë kampion bote, vdiq më 3 maj në moshën 32-vjeçare.…

Sport

13/06/2023 10:20

Ish-kampionia e botës në 100 metra, Tori Bowie ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, raportojnë mediat amerikane, transmeton lajmi.net.

Kampionia amerikane, e cila fitoi medalje ari, argjendi dhe bronzi në OI 2016 në Rio de Zhaneiro, dhe një vit më vonë u bë kampion bote, vdiq më 3 maj në moshën 32-vjeçare.

Një raport i autopsisë nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Kontesë Orange (Florida) e marrë nga USA TODAY Sports thotë se Boëie ishte afërsisht tetë muajshe shtatzënë dhe vdiq gjatë lindjes.

Komplikimet e mundshme përfshinin shqetësimin e frymëmarrjes dhe eklampsinë, një gjendje e rrallë që mund të shkaktojë kriza.

Agjentja e saj, Kimberly Holland, i tha CBS News se lajmi do t’i japë fund spekulimeve “të dëmshme” për shkakun e vdekjes. Fatkeqësisht, shumë njerëz, duke përfshirë edhe mediat, sipas saj, po spekulojnë se ajo i ka bërë diçka vetes, gjë që është shumë e dhimbshme./Lajmi.net/