Ish-gjyqtari italian: Në aksionin e golit ka prekje me dorë nga Rabiot dhe Vlahoviq

Ndeshja midis Interit dhe Juventusit pati shumë polemika pasi goli i vetëm i shënuar nga Kostiq, ngjalli debat. Aksioni i nisur nga Rabiot dhe Vlahoviq, pa që të dy lojtarët e Juventusit e prekën topin me dorë. VAR ndërhyri, por fjalët e tyre ishin se “nuk ka pamje të qartë”. Inzaghi, pas përfundimit të ndeshjes,…

Sport

20/03/2023 13:06

Ndeshja midis Interit dhe Juventusit pati shumë polemika pasi goli i vetëm i shënuar nga Kostiq, ngjalli debat.

Aksioni i nisur nga Rabiot dhe Vlahoviq, pa që të dy lojtarët e Juventusit e prekën topin me dorë.

VAR ndërhyri, por fjalët e tyre ishin se “nuk ka pamje të qartë”.

Inzaghi, pas përfundimit të ndeshjes, u shpreh i irrituar dhe tha se nuk ka respekt për ta.

Gjithsesi, ish-gjyqtari Graziano Cesari, ka treguar imazhe duke thënë se prekje me dorë ka pasur nga të dy lojtarët e Juventusit në momentin e ndërtimit të aksionit që përfundoi në gol.

“Ka prekje me pjesën e krahut të brendshëm nga Vlahovic dhe topi rrotullohet në krahë tjetër. Prekja e me dorë bën që topi të marrë trajektore tjetër. Më pas edhe Rabiot pati një fërkim me krahun e tij të hapur, gjë për të cilën sigurisht që duheshin marrë masa. Pse thuhet që nuk ka imazhe? Ja ku janë pamjet e prekjeve me dorë”, përfundoi dhe shpjegoi Graziano Cesari për “Pressing”.