Ish gjyqtari i La Liga: 90% të gjyqtarëve përkrahin Real Madrid, 10% Barcelonën

Një nga gjyqtarët më të mirë që ka pasur La Liga viteve të fundit, ka befasuar me deklaratat e tij.

Sport

21/05/2020 22:01

Ish gjyqtari i La Liga, Eduardo Iturralde Gonzalez, ka dhënë disa deklarata shokuese, të cilat lidhen me dy skuadrat më të mëdha në futbollin spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

53 vjeçari i cili ka ndarë drejtësinë për 17 sezone në La Liga, në 291 ndeshje, ka bërë të ditur se gjyqtarët përkrahin Barcelonën dhe Real Madridin.

“90% përkrahin Real Madridin kurse 10% përkrahin Barcelonën”, ka thënë Gonzalez, transmeton lajmi.net.

“I pëlqeu apo jo Barcelonës, 70% e vendit janë me Madridin, përjashto Kataloninë”, shtoi gjyqtari.

Këto deklarata të Iturralde Gonzalez kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. /Lajmi.net/