Ish anëtari i Chelsea ka një këshillë për Hazard pas interesimit nga Real Madrid

Pas shtatë viteve qëndrimi në ‘Stamford Bridge’, Eden Hazard do të ketë një vendim të vështirë për të marrë gjatë kësaj vere.

Sport

16/05/2019 20:03

Interesimi i shfaqur nga Real Madrid për yllin belg ka bërë që ai të gjendet në një pozitë të vështirë, ku duhet të vendosi rreth të ardhmes së tij.

Në mesin e gjithë këtyre ndodhive, është ish anëtari i Chelsea, Shaun Wright – Phillips ai që ka sugjeruar belgun që të ketë shumë kujdes në vendimin e tij.

“Do të jetë zgjedhje e vështirë sepse Chelsea është skuadër fantastike, tifozët janë të mrekullueshëm dhe drejtuesit e skuadrës gjithashtu. Gjithçka rreth klubit është e mrekullueshme” ka thënë Phillips, transmeton lajmi.net.

“Duhet të pyesni vetën se sa larg doni të shkoni në karrierë, çfarë doni të arrini dhe pastaj të merrni vendimin” ka shtuar ish anësori i Chelsea.

Real Madrid ka më shumë se dy vite që insistojnë për të siguruar shërbimet e Eden Hazard, por kjo merkato duket se do të jetë ajo e cila do të konkretizojë tentimet e tyre. /Lajmi.net/