Ish agjenti: Hazard gaboi me kalimin te Reali, do ishte yll botëror te Barcelona

Ish agjenti i Eden Hazardit, Jon Bico, mendon se belgu ka gabuar me kalimin te Real Madrid.

Sport

27/04/2021 13:21

Hazard iu bashkua “Los Blancos” nga Chelsea, por nuk ka arritur të tregojë formën, pavarësisht që fitoi La Liga-n edicionin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Lëndimet kanë qenë shkaktari kryesor që Hazard nuk ka gjetur formën e duhur, meqenëse ka bërë vetëm 26 paraqitje për afro dy sezone.

Bico e sheh si gabim kalimin te Reali dhe mendon se nëse do kalonte te Barcelona do ishte lojtari më i mirë në botë.

“Ishte gabim që kaloi te Reali, ishte zgjedhje e zemrës, por pa arsye të qarta. Ai duhej të largohet një vit më herët. Do ta këshilloja kundër kalimit në Madrid në vitin e kaluar”.

“Njerëzit nuk realizojnë dhe harrojnë fuqinë e skuadrës që kërkon gjendje fizike të mëdha për shpejtësi dhe insitet të lartë”.

“Talentët si James Rodriguez nuk kanë mundur të adaptohen. Në atë pikë, Eden nuk ishte lojtar i Realit”.

“Barcelona është vendi ku duhet të shkonte, ku topi lëviz më shpejtë se lojtarët”.

“Te Barcelona do kishte më shumë hapësirë dhe topin do e mbante më shumë në këmbë, aty do bëhej lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.

Hazard është pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj ish klubit Chelsea, por Zidane thuhet se do e përdor si zëvendësues./Lajmi.net/