Isco i përgatitur të largohet nga Reali gjatë janarit

Ylli i Real Madridit, Isco është i hapur që të largohet në afatin dimëror.

Sport

20/11/2020 23:45

Spanjolli nuk është në projektin e Zinedine Zidane, meqenëse shumicën e ndeshjeve është në stol, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, Isco është takuar me Zidanen për largimin e mundshëm në vitin 2021, ngase dëshiron të këtë minutazhë më të madhe

Ish mesfushori i Malagas kërkohet nga skuadrat italiane dhe angleze, derisa Juventusi dhe Manchester City është në listën e klubeve që e duan.

Sidoqoftë, Evertoni shihet favorit dhe janë të gatshëm të ofrojnë 25-30 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse 28-vjeçari pas shtatë vite e gjysmë do largohet nga “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/