Ironia e MASHT-it, nxënësit ishin të dobët në shkencë, por ka përmirësime në lexim

Ministri i Arsimit në detyrë, Shyqyri Bytyqi është shprehur i paknaqur me rezultatin e testit PISA.

Lajme

03/12/2019 11:22

Bytyqi ka thënë se kur e ka marrë postin e ministrit ka pasur vetëm tre muaj kohë për organizim të testit dhe asgjë më shumë.

“Nuk jemi me rezultate më të mira, ne si ministri e kemi bërë një organizim të mirë në mënyrë që ta shtojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së nxënënësve në testim. Nuk janë rezultatet që kishim dashur me i pas sot, kemi dy pjesë në matematikë kemi arritje më të mira se në vitin 2015 edhe në pjesën e leximit kemi rritje në krahasim me 2015, ndërsa kemi rënie në shkenca”, ka thënë Bytyqi, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se për t’i gjetur arsyet e këtyre rezultateve duhet kohë në mënyrë që të analizohen raportet e secilës shkollë pjesëmarrëse dhe nxënësve pjesëmarrës.

“Rezultati i dobët në shkencë, ka ndiku edhe pjesëmarrja në formën digjitale, ka qenë hera e parë për nxënësit që janë testuar në këtë mënyrë”, ka shtuar Bytyqi. /Lajmi.net/