Irlanda Veriore merr pikë në frymën e fundit ndaj Qipros
Irlanda Veriore nuk po bën aspak mirë në Ligën e Kombeve, ndonëse arriti të merrte edhe një pikë ndaj Qipros.
Sport
Në terrenin e saj, Irlanda Veriore siguroi një barazim 2:2 ndaj Qipros, falë një goli të minutave të fundit, shkruan lajmi.net.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 32’, me anë të Kakoullis.
I njëjti dyfishoi epërsinë e mysafirëve me golin e shënuar në minutën e 51’.
Irlandezët veriore reaguan me anë të McNair, me golin e shënuar në minutën e 71’.
Presioni vazhdoi deri në fund, kur veterani Jonny Evans shënoi për 2:2 (minuta 90+4′).
Me këtë rezultat, Irlanda Veriore shkon në dy pikë në katër ndeshje, aq sa Qipro.
Në grupin 2 të Ligës C, Greqia është e para me 9 pikë në tri ndeshje, Kosova e dyta me 6 pikë në tri ndeshje. Dy kombëtaret përballen sonte. /Lajmi.net/