Irani liron tankerin britanik

Autoritetet iraniane kanë liruar një cisternë britanike të naftës, Stena Impero, të kapur nga Garda Revolucionare në ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Sky News Arabia.

Bota

23/09/2019 12:39

Tankeri u kap më 19 korrik pasi nuk arriti t’i përgjigjet paralajmërimeve nga forcat ushtarake elitare të Republikës Islamike.

Eric Hanel, drejtori i kompanisë suedeze Stena Bulk, e cila është në pronësi të cisternës, njoftoi dje se cisterna së shpejti mund të lirohej dhe se janë në pyetje vetëm orët.

Tankeri u kap dy javë pasi Britania e Madhe kapi një cisternë iraniane pranë Gjibraltarit, i cili u lirua më vonë, transmeton Kp