Irani ka filluar sulmin ndaj Izraelit: Thonë nga Ambasada hebreje në Kosovë

Ambasada e Izraelit në Kosovë me një njoftim për media kanë njoftuar se Irani ka nisur sulmin ndaj tyre. Ky sulm sipas tyre po bëhet nga mjete pa pilot, pra dronë, shkruan lajmi.net. Nga kjo ambasadë referuar ushtrisë së tyre, thanë po ashtu se ata janë në gatishmëri të lartë për tu mbrojtur. Njoftimi nga…

Bota

13/04/2024 22:56

Ambasada e Izraelit në Kosovë me një njoftim për media kanë njoftuar se Irani ka nisur sulmin ndaj tyre.

Ky sulm sipas tyre po bëhet nga mjete pa pilot, pra dronë, shkruan lajmi.net.

Nga kjo ambasadë referuar ushtrisë së tyre, thanë po ashtu se ata janë në gatishmëri të lartë për tu mbrojtur.

Njoftimi nga ambasada izraelite:

Forcat e Mbrotjes së Izraelit (IDF): Çaste më parë, Irani hodhi mjete ajrore pa pilotë nga territori i tij në drejtim të Izraelit

IDF është në gatishmëri të lartë dhe po e vëzhgon vazhdimisht situatën operacionale.

Grupi i Mbrojtjes Ajrore të IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të Forcës Ajrore Izraelite (IAF) dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po vëzhgon të gjitha objektivat.

I kërkojmë publikut që t’u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm

Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat.

I kërkojmë publikut t’u përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe njoftimet zyrtare të IDF në lidhje me zhvillimet përkatëse./Lajmi.net